ISMOD MINI në dispozicion – TANI!

Para disa ditësh, me një aheng super tematik të organizuar në dyqanin ISMOD, shkupjanët patën mundësinë të njihen me pajisjen e re ISMOD Mini për ngrohjen e produkteve të duhanit.

Atmosfera e këndshme me muzikë të shkëlqyer ngriti humorin e të pranishmëve të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me pajisjen më unike të markës së njohur.

Duke ndjekur trendet dhe duke iu përgjigjur sfidave që sjell epoka e re moderne, ISMOD ka krijuar pajisjen mbresëlënëse Mini e cila tashmë është në shitje online përmes faqes ismod.mk, si dhe në dyqanin ISMOD në QTQ, kati përdhesë.

Me dizajnin e tij të parezistueshëm, i disponueshëm në disa ngjyra dhe me 40 gramët e tij, Mini është pajisja më e lehtë në treg. Në të njëjtën kohë, ai përfaqëson një mundësi të shkëlqyer dhe joshëse për të gjithë konsumatorët e rritur që duan të zëvendësojnë cigaret tradicionale me një pajisje të re inovative që nuk lëshon tym të dëmshëm, nuk mban erë dhe nuk prodhon hi.

To top